Arbana Osmani ka treguar në Instagram se ka qëndruar deri në orët e vona me xhirimet e emisionit të saj “Mirëmbrëma yje”.
Angazhimet profesionale duket se i kanë marrë pjesën më të madhe të kohës gjatë mbrëmjes.
Pas natës së gjatë dhe të ngarkuar, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një moment më të qetë nga dita e saj. Ajo e ka nisur mëngjesin me një kafe në shoqërinë e babait, shkruan “Kosovarja”.
Në postimin e saj, Arbana e ka cilësuar të atin si person shumë të rëndësishëm në jetën e saj, duke e shoqëruar momentin me një atmosferë të ngrohtë familjare.











