Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Në njoftim thuhet se “sot rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit”.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedural dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante. Aktualisht, organet e rendit jane dukë zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë”.
“Prokuroria mbetet e përkushtuar për trajtimin me prioitet të këtij rasti dhe për garantimin e një hetimi të shpejtë, të paanshëm dhe profesional, në përputhje me ligjin. Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
Reperi “Mossi”, Gramos Krasniqi, dhe disa persona të tjerë e sulmuan fizikisht gazetarin Pacollin. Kjo për arsye të analizave dhe recesioneve muzikore të Pacollit për pesë “freestyle-at më të fortë të Meriton Mjekiqit.”
Në analizën e Pacollit “freestyle”-at e renditur ishin dy “diss”-at e reperit Betim Januzi “Buta” ndaj Mossi-t. Pacolli u sulmua fizikisht te rrethi i “Interex”-it në Prishtinë derisa po kryente shërbimet personale bankare.









