I mbetur si lojtar i lirë, pasi ekipi i fundit, Toronto, klub kanadez por që garon në MLS, i kishte bërë dalje, Lorenzo Insgine rikthehet në Itali pas 4 vitesh dhe firmos në Serie B, me Pescara, klub me të cilin ka luajtur në sezonin 2011-2012, ku ishte i huazuar nga Napoli.
Në ndeshjen e tij të parë si titullar pas rikthimit te Pescara, Lorenzo Insigne gjeti golin, plot pas 5041 ditëve që kishte kaluar nga goli i fundit, më 12 maj 2012.
Pescara renditet e fundit në Serie B dhe fitorja e sotme ndaj Palermo mund të jetë një ogur i mirë për të siguruar mbijetesën. Palermo shënoi e para, ndërkohë që Insigne shënoi golin e barazimit dhe në fund erdhi përmbysja e madhe e vendasve.
Me golin e shënuar sot, Insigne tregoi se nuk e ka humbur instiktin e sulmuesit dhe tani ai është shpresa kryesore e tifozëve për të mos rënë në Serie C.
The post Rekordi unik i Lorenzo Insigne pas rikthimit në Itali, 5041 ditë për të rigjetur golin me të njëjtën fanellë (video) appeared first on Telesport.










