Jeta luksoze e Morena Tarakut në Dubai ka marrë një kthesë të papritur. Modelja shqiptare ka ndarë me ndjekësit pamje nga dritarja e saj, ku shihen shtëllunga tymi fare pranë zonës ku banon, duke shkaktuar shqetësim mes fansave.
Kjo situatë vjen në një moment të tensionuar për Lindjen e Mesme, ku zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri dhe panik tek banorët e zonës. Pamjet e publikuara nga Morena u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale.
E prekur nga ngjarja, ajo bëri një reagim të ndjerë, duke treguar se këto momente e kthyen pas në kohë, në fëmijërinë e saj në Kosovë, kur kishte përjetuar situata të vështira.
Morena theksoi se pavarësisht luksit dhe shkëlqimit të Dubait, ngjarje të tilla tregojnë se jeta është e brishtë dhe gjithçka mund të ndryshojë brenda një sekonde.











