Ronaldo nuk njeh limite, Inigo Martinez dopietë. Al-Nassr fitore me “manita” dhe tani kryeson i vetëm

Al-Nassr ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-5 në transfertën ndaj Al Najma, e vlefshme për ligën profesioniste në Arabinë Saudite, java e 23-të.

Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus gjeti avantazhin që në minutën e 7-të me Cristiano Ronaldo. Portugezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin numër 965 në karrierë.

Kinglsey Coman dyfishoi shifrat për Al-Nassr në minutën e 31-të. Mbrojtësi i transferuar nga Barcelona, Inigo Martinez shënoi nga një gol në secilën pjesë. Në pjesën e dytë gjeti rrjetën edhe Sadio Mane, pas asistit të Cristiano Ronaldos. Al-Nassr fiton 0-5 dhe momentalisht kryeson i vetëm me 58 pikë. Në vend të dytë është Al-Ahli me 56 pikë dhe i treti Al-Hilal me 55 pikë.

The post Ronaldo nuk njeh limite, Inigo Martinez dopietë. Al-Nassr fitore me “manita” dhe tani kryeson i vetëm appeared first on Telesport.