Luhen këtë mbrëmje tri ndeshjet e fundit për playoff-in në Champions League. Në “Bernabeu”, në sfidën Real Madrid-Benfica, janë shënuar dy gola të shpejtë.
Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të portugezëve, ishte Rafa Silva që dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht Raul Asencio për pak shënoi gol, por Courtois bëri një super pritje, më pas erdhi goditja e Silva që përfundoi në rrjetë.
Reagimi i madrileënve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me Aurelien Tchouameni. francezi shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Federico Valverde. Kujtojmë që ndeshja e parë në Lisbonë ka përfunduar 0-1 për Real Madridin.
Në dy sfidat e tjera, vazhdojnë ende shifrat 0-0.
The post CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Dy gola të shpejtë në “Bernabeu”. Festa e Benfica-s zgjat shumë pak (video) appeared first on Telesport.










