“Dua të jem vendimi më i mirë që klubi i Chelsea ka marrë ndonjëherë”

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka pohuar se dëshiron të jetë vendimi më i mirë që klubi ka marrë ndonjëherë për stolin. I ardhur dy muaj më parë pas shkarkimit të Enzo Maresca, trajneri anglez po përpiqet të rikthejë “blues” në elitë.

Rosenior pranoi se dëshiron të lërë një trashëgimi të pakrahasueshme në klubin londinez: “Shpresoj që me kalimin e kohës të thonë se ardhja ime këtu ishte vendimi më i mirë që ky klub ka marrë ndonjëherë”.

“Por, nuk mund të përqendrohem në këtë. Ky është një klub vërtet krenar, me traditë të pabesueshme dhe histori të fitimit të trofeve. Ata e duan këtë sukses por edhe unë e dua gjithashtu”, shtoi Rosenior.

Që një trajner të vijë në mes të një sezoni me jo shumë seanca dhe të ketë shumë fitore nuk është një mënyrë e keqe për të filluar. Për sa kohë që skuadra tregon luftë, energji dhe intensitet do të ecim mirë”, tha Rosenior.

The post “Dua të jem vendimi më i mirë që klubi i Chelsea ka marrë ndonjëherë” appeared first on Telesport.