Paolo Di Canio, i ftuar në “Sky Sport” për të analizuar raundin katastrofik “play off” të C hampions-it, ku të tria ekipet e Serie A u mundën, nuk e kurseu asnjë kritikë ndaj futbollit italian: “Le ta lëmë mënjanë Premier League, një nivel krejt tjetër. Skuadrat e tjera europiane nuk kanë ndonjë kampionat më të fortë.
Qarabag mundi Barcelonën, por nuk do të thotë që kampionati i Azerbajxhanit është më i forti. Ne mendojmë se jemi fenomenalë dhe pastaj pësojmë 6 gola nga PSV. Napoli u mendua të shkonte larg në Champions, por pësoi 6 gola nga një ekip që grumbulloi 3 pikë me Napolin dhe 5 pikë në 7 ndeshjet e tjera. Interi në finalen me PSG pësoi 5 gola, mund të kishte pësuar edhe 10”.
Di Canio kritikoi edhe Malen te Roma: “27 vjeç, askush nuk e pa. Vjen në Serie A, shënon 5 gola në 5 ndeshje dhe krahasohet me Vialli? Nuk ka kuptim”. Ai sulmoi futbollistët italianë: “Pisa në 12 ndeshje në shtëpi ka shënuar 2 gola. Nëse luan me sy mbyllur mbetesh 0-0. Futbollistët italianë ka 15 vite që nuk pëlqehen në Europë, nuk janë në nivel”.
Madje kritikoi edhe trajnerët: “Spalletti thotë ‘Kelly nuk e di sa është i fortë’, por ai është një ‘peshk ton’ (lojtar i ngathët). Sigurisht, një djalë i mirë, por nuk mund të mendosh se vlen për qendërmbrojtës të Juventusit, që fiton Serie A dhe Champions-in. Performanca si ajo në Stamboll i vret lojtarët, si Cambiaso”.
The post Di Canio i sulmon të gjithë: Kelly si “peshk ton”, Serie A nuk ka nivel europian appeared first on Telesport.









