Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është deklaruar për mediat para takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdxhikun.
Ai tha se në këtë takim po shkon me pozitivitet.
“Do të takohemi me udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun kryetar, dhe do të shohim se si mund të ecim së bashku përpara që t’i konstitujmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive me pozitivitet”, tha Kurti para mediave.









