Java e fundit e Champions League solli zhgënjime për klubet italiane. E marta filloi me Juventusin, i mundur 5-2 në transfertë nga Galatasaray, më pas Atalanta humbi 2-0 në “Westfalenstadion” ndaj Borussia Dortmund. Të mërkurën mbrëma, edhe Interi kryesues pësoi humbje të rëndë 3-1 në transfertë ndaj Bodø/Glimt.
Gjërat mund të përmbysen nëse dy ekipet italiane arrijnë fitore me tre gola diferencë, ndërsa Juventusi duhet të fitojë me 4 gola diferencë në ndeshjen e kthimit për të kaluar në 1/8 finale. Megjithatë, këto janë situata të vështira për shkak të performancave në ndeshjet e para.
Thierry Henry, ish-sulmuesi francez i Arsenalit dhe për pak kohë i Juventusit, komentoi në “CBS Sports Golazo”: “A jeni të befasuar? Në fakt, kjo është situata aktuale e futbollit italian, fatkeqësisht. Të gjitha ekipet, pavarësisht nëse do të luajnë në shtëpi apo jashtë, nuk janë të sigurta që mund t’i përmbysin disavantazhet në kthim”.
The post Tri humbje në Champions, Henry: Fatkeqësisht, kjo është situata aktuale e futbollit italian appeared first on Telesport.









