Antonio Cassano, në një intervistë për “Il Messaggero”, foli rreth kombëtares italiane: “Jam i bindur që Gattuso, me idetë dhe mënyrën e tij të punës, do ta konsolidojë ekipin dhe do të shkojmë në Botëror. Kombëtarja jonë është e dobët, të jemi të sinqertë, kemi vetëm një kampion, Donnarumma”.
Për sulmuesin Pio Esposito: “Italia ka katër yje në fanellë. Ai është 20 vjeç dhe e konsiderojmë debutues? Unë dhe Totti debutuam 17-vjeç, pikërisht kur Italia kishte kampionë të mëdhenj. Pio po performon mirë, por nuk është titullar tek Interi. Dua ta shoh me presionin real”.
Për Serie A dhe zikaltrit: “Inzaghi bëri dëm tek Interi, humbi tre tituj kampioni. Sipas lojës më të bukur, Atalanta ishte më e mira. Interi i Chivu më pëlqen, por do të largohet nga gjërat italiane. Cristian synon një futboll më europian”.
Për Milanin dhe Allegrin: “Është antifutboll, Allegri gjithmonë ofron zero. Te Milani duan ta fitojnë titullin pa ndjekur idetë e tij. Thotë që ka rëndësi të fitosh, por me Juventusin fitoi zero, këtë vit zero. Pse nuk fiton më, por vazhdon të stërvitë? Sepse parësore ka të fitojë para”.
The post “Italia duket e dobët, por me Gattuson shkojmë në Botëror. Allegri është antifutboll” appeared first on Telesport.









