Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Bodo Glimt, Alessandro Bastoni foli për “Sky Sport”, u ndal edhe tek episodi i Inter-Juventus që çoi në përjashtimin e Pierre Kalulu: “Prandaj desha të jem këtu, në konferencë. Kam pritur disa ditë për ta rishikuar episodin dhe për të kuptuar ndryshimin mes asaj që ndjeva në fushë dhe pamjeve.
Ndjeva kontakt në krah, por duke parë pamjet ishte absolutisht reagim i ekzagjeruar i imi. Jam këtu për ta pranuar këtë dhe marrë përgjegjësitë. Më vjen më shumë keq për sjelljen pas kartonit të kuq. Njeriu ka të drejtë të gabojë, por edhe detyrimin ta pranojë”.
Për ndeshjen: “Do të shihni Bastonin e zakonshëm, si në mbi 300 ndeshje të karrierës. Komentet në rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë”. Për Bodo Glimt: “Skuadër e fortë dhe e organizuar, fusha sintetike ndryshon shumë, por nuk kërkojmë alibi”. Në konferencë shtoi: “Nuk më ka shënuar shumë kjo situatë, por më vjen keq për familjen time. Gruaja ime mori kërcënime me vdekje. Mentalisht jam mirë dhe gati për të luajtur”.
The post Bastoni: Kontakti me Kalulu ishte i ekzagjeruar, pranoj përgjegjësitë e mia appeared first on Telesport.










