Pas humbjes në Ligue 1 ndaj Rennes në kampionat, skuadra e PSG përgatitet për ndeshjen play off në Champions League që do të luajë sot ndaj Monaco. Një derbi francez për kampionët në fuqi, që sypojnë kualifikimin.
“Humbja e fundit në kampionat është e çuditshme. Nëse mendoni për rastet që krijuam kundër Marsejës dhe Rennes, ishte shumë e ngjashme. Krijuam shumë. Në ndeshjen kundër Marsejës, shënuam pesë gola. Kundër Rennes, arritëm të shënonim vetëm një”, tha trajneri Luis Enrique.
“Kjo është analiza e një trajneri profesionist. Është më mirë të shkosh në shtëpi me një fitore, por jemi mësuar të kapërcejmë vështirësitë. Tani po fillojmë Ligën e Kampionëve të vërtetë, me dy ndeshje kundër të njëjtit kundërshtar, që duhet t’i fitojmë për të mbrojtur kurorën“, tha Enrique.
The post Enrique: Tani fillon Champions League për ne, duhet të mposhtim Monaco që ta mbrojmë kurorën appeared first on Telesport.










