Humbja e Barcelonës në Montilivi u shënjua nga një episod polemik pas minutës së 80-të, kur Echeverri, në kufirin e zonës, shkeli Koundé gjatë duelimit për topin. Aksioni vazhdoi dhe përfundoi me golin e 2-1 të Fran Beltrán. Lojtarët e Barcelonës protestuan ashpër ndaj vendimit të arbitrit Soto Grado, si gjatë aksionit, ashtu edhe pas ndeshjes.
Sipas AS, Komiteti Teknik i Arbitrave (CTA) mendon se “mund të ishte akorduar faull i Echeverri ndaj Koundé”. Analisti arbitral Iturralde González deklaroi: “E shkel dhe goli nuk duhej të vlente, sepse është faull. Për më tepër, kjo ndërhyrje e pengon Koundé të rikthehet në aksion, duhej edhe karton për ndërhyrje të rrezikshme”.
CTA analizoi edhe raste të tjera: goli i anuluar i Borja Iglesias në Espanyol-Celta (2-2) konsiderohet vendim i gabuar, pasi VAR ndërhyri pas një rishikimi të gjatë, pa shpjegim të qartë. Ndërsa penalltia e dytë për Vinicius në Real Madrid-Real Sociedad (4-1) u vlerësua si vendim korrekt i arbitrit.
The post Goli i dytë ndaj Barcelonës duhej anuluar, e pranon vetë komiteti arbitral appeared first on Telesport.










