Menaxheri i Klopp: Gjithnjë vijnë oferta nga klube për të, mund të kishte drejtuar edhe 3 kombëtare

Marc Kosicke, agjenti i trajnerit gjerman Jurgen Klopp, foli me “Transfermarkt”, duke sqaruar rikthimin e mundshëm të klientit të tij në stol: “Ndoshta në një moment ai do të thotë se duhet të kthehet në dhomën e zhveshjes. Por tani për tani, ai është shumë, shumë i lumtur me rolin e tij”.

“Përpara se t’i bashkohej projektit të Red Bull, Jürgen mund të kishte drejtuar kombëtaret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose Anglinë. Ndoshta edhe Gjermaninë, nëse Julian Nagelsmann nuk do të ishte thirrur i pari”, tha Kosicke.

Kosicke theksoi se ka pasur mjaft kërkesa nga klube të ndryshme për Klopp, kryesisht nga Premier League: “Edhe Chelsea apo Manchester United më kanë pyetur, edhe pse Jürgen kishte deklaruar qartë se nuk do të drejtonte asnjë klub tjetër në Angli”.

Këto pyetje vazhdojnë të vijnë. Ai është jashtëzakonisht i kënaqur me atë që ka arritur. Dhe është ende e mrekullueshme të mbahesh në histori si një nga të paktët trajnerë që kanë drejtuar vetëm tre klube pa u shkarkuar kurrë“, tha menaxheri i Klopp.

The post Menaxheri i Klopp: Gjithnjë vijnë oferta nga klube për të, mund të kishte drejtuar edhe 3 kombëtare appeared first on Telesport.