Christian Pulisic do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së ardhshme të verës. Edhe pse është përfolur për rinovim të kontratës me Milan, e cila skadon në vitin 2027, por deri tani nuk ka pasur asgjë zyrtare, ndaj zërat për një largim të amerikanit nga klubi kuqezi dhe Serie A, po shtohen gjithmonë e më shumë.
Për Pulisic ka një interes të madh, të paktën nga tri klube të Premier League: Tottenham, Manchester United dhe Arsenal. “CaughtOffside” zbulon se Milan nuk e përjashton mundësinë e largimit të Pulisic, por nëse ndodhë kjo gjë, do të jetë vetëm për ofertën 80 milionë euro.
Pavarësisht rëndësisë që Pulisic ka te Milan, drejtuesit e klubit kuqezi janë të gatshëm ta “sakrifikojnë” atë në merkato, për të bërë të mundur nënshkrimet e reja.
The post Pulisic e duan në Premier League, Milan vendos kushtin e vetëm për largimin e amerikanit appeared first on Telesport.









