“Humnera ime e brendshme”; mesazhi enigmatik i Lamine Yamal në Inbstagram

Lamine Yamal vazhdon të tërheqë vëmendje për çdo veprim brenda dhe jashtë fushës. Edhe publikimi i tij i fundit në Instagram bëri menjëherë jehonë. Talenti i Barcelonës ndau një “story” me një pamje të errët, nga një dhomë e shtëpisë së tij, ku në sfond dallohej qyteti i Barcelonës.

Në errësirë shihej vetëm një ekran kompjuteri me një tekst të titulluar: “Kapitulli 1: Humnera ime e brendshme”, që niste me fjalët: “Do të doja të isha ajo që të gjithë duan që unë të jem”. Pjesa tjetër e shkrimit mbetet e panjohur dhe mund të zbulohet më vonë.

Rrjetet sociale u mbushën shpejt me komente, ku shumë fansa spekuluan se mund të bëhet fjalë për fillimin e një libri autobiografik. Për momentin mbetet për t’u parë nëse lojtari do të japë detaje të tjera për një projekt letrar apo nëse është thjesht një shkrim i pavarur.

El mensaje de Lamine Yamal en Instagram

The post “Humnera ime e brendshme”; mesazhi enigmatik i Lamine Yamal në Inbstagram appeared first on Telesport.