“Këpuca e Artë” / Kane shkëputet nga Mbappé, kapiteni zikaltër humbet një pozicion

Harry Kane shkëputet nga Kylian Mbappé dhe kryeson i vetëm renditjen për “Këpucën e Artë” europiane. Anglezi shënoi dy gola, ndërsa francezi mbeti në vend, duke krijuar një diferencë prej 6 pikësh mes tyre. Në vendin e tretë ndodhet Erling Haaland me 44 pikë.

Serie A përfaqësohet në “top 10” nga Lautaro Martínez, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, i cili renditet i teti me 14 gola të realizuar. Pikët llogariten duke shumëzuar golat me koeficientin e UEFA-s, që ndryshon sipas kampionateve.

Golat në 5 ligat kryesore (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) vlejnë 2 pikë; në kampionatet nga vendi i 6-të deri në të 22-in vlejnë 1.5 pikë; ndërsa të tjerat 1 pikë. Renditja kryesohet nga Kane me 52 pikë, para Mbappé (46) dhe Haaland (44). Martínez ka 28 pikë, në kuotë të barabartë me Lemajic dhe Greenwood.

Ja renditja aktuale:
Harry Kane – 52 pikë
Kylian Mbappé – 46
Erling Haaland – 44
Igor Thiago – 34
Vedat Muriqi – 32
Vangelis Pavlidis – 30
Luis Suárez – 28.5
Darko Lemajic – 28
Mason Greenwood – 28
Lautaro Martínez – 28
Ayase Ueda – 27
August Priske – 27
Daniel Karlsbakk – 27
Ibrahim Diabate – 27
Klaemint Olsen – 26
Antoine Semenyo – 26
Luis Díaz – 26

The post “Këpuca e Artë” / Kane shkëputet nga Mbappé, kapiteni zikaltër humbet një pozicion appeared first on Telesport.