Arsenal mundi Brighton 4-0 në raundin e katërt të FA Cup dhe anësori Eberechi Eze ishte një figurë kyçe në këtë sukses, me dy asist. Trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta, foli për këtë paraqitje, duke lavdëruar lojtarin e tij.
“Ai tashmë po luan një rol të rëndësishëm. Eze ka luajtur shumë ndeshje për ne dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Këta lojtarë kanë nevojë për ato momente, veçanërisht kur flasim për lojtarë krijues. Ata duhet të ndiejnë sikur po i krijojnë ato momente”, tha Arteta.
Këtë sezon, Eze ka luajtur shtatë ndeshje në Ligën e Kampionëve, katër në Kupën EFL (duke shënuar një gol), dy në FA Cup dhe 20 në Premier League, duke shënuar katër gola.
I ardhur në verë nga Crystal Palace për 69.3 milionë euro, ai kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur. Por, kohët e fundit duket se ka gjetur pak më shumë qëndrueshmëri, gjë që po i lejon të bëjë diferencën.
The post Arteta vlerëson lojtarin e ardhur në verë: Një futbollist krijues që po luan një rol të rëndësishëm appeared first on Telesport.










