Giuseppe Bergomi, ish-mbrojtësi legjendar i Interit dhe sot analist në “Sky Sport”, komentoi barazimin 2-2 të Romës në fushën e Napolit: “Për verdhekuqtë është një mundësi e humbur, sidomos për mënyrën si mbrojtën. E interpretuan mirë ndeshjen, por te goli i Alisson Santos mund të bënin më mirë. Ishte një top i gjatë dhe kishin gjithë kohën për t’u riorganizuar e mbrojtur si duhet”.
I pyetur se kë do të preferonte të markonte mes Hojlund dhe Malen, ai tha: “Malen ka një nivel shumë të lartë rrezikshmërie dhe largimi i tij i dha qetësi mbrojtjes së Napolit. Megjithatë, Hojlund është shumë fizik; po të kthehesha pas, nuk do të doja ta markoja. Napoli edhe në vështirësi, por bën paraqitje të mira”.
Për episodet e arbitrimit në Inter-Juventus shtoi: “Në Napoli, një penallti u dha pas sinjalizimit të asistentit, pra ka ndodhur më parë. Dikur tallnim Inzaghin sepse zëvendësonte lojtarët e ndëshkuar, tani e bëjnë të gjithë, sepse është shumë e lehtë të marrësh kartonin e dytë të verdhë”.
The post Bergomi: Roma humbi një rast të madh. Inter-Juve? Dikur tallnim Inzaghin… appeared first on Telesport.










