“No Raphinha, no party”…; Barcelona e varur nga braziliani. E thonë shifrat

Edhe pse vetëm 18 vjeç, pak dyshojnë se Lamine Yamal është ylli i madh i Barcelonës, por në “Camp Nou” po bëhet gjithnjë e më e qartë se lojtari që përcakton ritmin e skuadrës është Raphinha. Pas një sezoni në nivel “Topi i Artë”, braziliani është penalizuar nga problemet muskulore këtë edicion.

Dëmtimi i parë në kofshë në fund të shtatorit e mbajti rreth 60 ditë jashtë fushave, më pas një tjetër goditje e la një javë jashtë, ndërsa së fundmi një tërheqje muskulore e pengoi të luante në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Atlético Madridit.

Barcelona nuk humbet kur ai luan: 17 fitore dhe vetëm 1 barazim këtë sezon. Pa të, bilanci ndryshon ndjeshëm. Në 19 ndeshje ku ka munguar ai, Barcelona ka 12 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje (ndaj PSG, Sevilla, Real Madrid, Chelsea, Real Sociedad dhe Atlético Madrid).

Diferenca tregon rëndësinë e tij vendimtare, pasi pa Raphinhan skuadra duket “e zhveshur”. Flick shmangu rrezikun në ndeshjen e fundit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse braziliani do të rikthehet kundër Girona.

 

The post “No Raphinha, no party”…; Barcelona e varur nga braziliani. E thonë shifrat appeared first on Telesport.