Në minutën e 87-të të Inter-Juventus, Bastoni ndërpret një top në gjysmëfushën e tij dhe mund të niste një kundërsulm zikaltër, por Kalulu duket se e ndal me faull. Të dy lojtarët ishin të ndëshkuar më parë.
Arbitri La Penna e konsideron ndërhyrjen të parregullt dhe e përjashton juventinin me karton të dytë të verdhë. Nga pamjet shihet se kontakti është minimal dhe Kalulu vetëm e prek lehtë me krah lojtarin zikaltër. VAR-i nuk mund të ndërhyjë, pasi teknologjia nuk përdoret në rastet e kartonëve të kuq për shkak të dy të verdhave.
Eksperti i arbitrimit Graziano Cesari u shpreh: “Është një gabim flagrant, kartoni i dytë i verdhë nuk ekziston. Nuk ka kontakt mes Bastonit dhe Kalulu, ka distancë. La Penna kishte fushëpamje të lirë, por gaboi rëndë. Një gafë e vërtetë. Ky gabim shpëton Bastonin nga një ndëshkim i dytë për sjellje të parregullt”.
Chivu, për të shmangur rreziqet, e zëvendësoi Bastonin në fund të pjesës së parë. Episodi pritet të diskutohet gjatë.
The post Moviola e Cesari: Kartoni i kuq ndaj Kalulu? Gabim flagrant i arbitrit, faulli nuk ekziston appeared first on Telesport.








