Ka shkëlqyer që ditët e para, Endrick shpallet Lojtari i Muajit në Ligue 1

Endrick e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën e tij në Ligue 1, duke u vlerësuar si Lojtari i Muajit pas disa paraqitjeve mbresëlënëse me Olympique Lyon.

Sulmuesi i talentuar debutoi në elitën e futbollit francez me performanca që tërhoqën menjëherë vëmendjen, duke shënuar tripletën  e tij të parë në nivel profesional dhe duke dëshmuar pjekuri përtej moshës së tij.

Energjia, lëvizjet inteligjente dhe nuhatja për gol e bënë atë një nga emrat më të komentuar në kampionat. Forma e tij e shkëlqyer u shpërblye me çmimin mujor, duke forcuar reputacionin e tij si një prej talenteve më premtues të gjeneratës së re në futbollin evropian.

The post Ka shkëlqyer që ditët e para, Endrick shpallet Lojtari i Muajit në Ligue 1 appeared first on Telesport.