Mbrëmja e sotme në Prime solli një nga momentet më të komentuara për Elvana Gjata.
E ftuar në spektakël, këngëtarja u pyet nga moderatori Ledion Liço për jetën e saj sentimentale, pikërisht në Ditën e të Dashuruarve. Fillimisht, Elvana u shpreh: “Janë me fat ata që e kanë dashurinë dhe e shijojnë.”
Por momenti që vulosi gjithçka erdhi menjëherë më pas. Kur Ledioni i tha: “Ne e kemi…”, artistja pa hezitim u përgjigj me dy herë radhazi: “PO, PO”.
Edhe pse Elvana ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private, këtë herë duket se vendosi ta ndajë lumturinë me publikun, duke dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë, shkruan Kosovarja.










