Allegri lavdëron kampionin e tij: Modric, lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet të mësojmë prej tij

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, analizoi për DAZN fitoren ndaj Pisa: “Nuk ishte e lehtë sonte. Pisa është skuadër e vështirë. Në pjesën e parë rrezikuam. Të presin, të nxjerrin nga loja dhe të godasin me kundërsulm. Edhe te 1-1 fjetëm në një goditje dënimi të tyre. Marrim tri pikët, djemtë bënë mirë, por duhet të përmirësohemi patjetër. Kemi luajtur vetëm 2 ndeshje në 15 ditë dhe nuk ishte e thjeshtë”.

Për ndryshimet nga sezoni i kaluar: “Nuk mund të flas për vitin e shkuar. Kjo skuadër ka vlera të mëdha teknike. Ndonjëherë ngadalësojmë dhe duhet të bëjmë hap përpara. Kampionati mund të ndryshojë brenda një jave. Ishte transferta e gjashtë në 9 ndeshjet e fundit; tani në 14 të fundit kemi 8 ndeshje në shtëpi dhe 6 jashtë”.

Për Luka Modric: “Është lojtar i jashtëzakonshëm. Përveç cilësive teknike, e kërkoi vetëm fitoren. Të gjithë duhet të mësojmë nga përulësia e tij”. Për Inter-Juventus: “E rëndësishme është që morëm 3 pikë; jemi në kuotën 53 tashmë”.

 

The post Allegri lavdëron kampionin e tij: Modric, lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet të mësojmë prej tij appeared first on Telesport.