Samuele Ricci, mesfushori i Milanit, foli për DAZN pas fitores 2-1 ndaj Pisa: “Modric ma dha topin, pastaj u shfaq nga hiçi. Pavarësisht moshës, ka ende shumë uri për të fituar, nuk dorëzohet kurrë dhe është shembull për të gjithë ne. Rëndësia e Allegrit? Është një forcë e madhe. Edhe ata që luajnë më pak nuk mbyllen në vetvete. Trajneri na kërkon të jemi gjithmonë të përqendruar dhe të mos dorëzohemi; kjo të jep gjithmonë diçka më shumë”.
Për rolin e tij: “Po, duhet të ndihemi të gjithë titullarë. Ndonjëherë luan nga fillimi, ndonjëherë futesh gjatë lojës, por duhet të jesh gjithmonë gati, sepse nuk veshim një fanellë të zakonshme. Duhet të japim mbi 100%”.
Për objektivat: “Titulli? Është kënaqësi të jesh lart, mes skuadrave të forta, por duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kemi ende shumë hapësirë për rritje dhe ndeshje si kjo duhet t’i mbyllim më herët”.
The post Ricci: Na bën mirë të jemi lart në renditje, por duhet të përmirësohemi ende appeared first on Telesport.









