Bayern Munich u pendua, ka marrë vendimin final mbi sulmuesin!

Nicolas Jackson nuk do të qëndrojë te Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Vendimi i klubit gjerman duket final dhe tashmë disa klube po monitorojnë situatën e sulmuesit senegalez, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Romano ka bërë të ditur se lojtari do të rikthehet te Chelsea në verë, pasi bavarezët nuk do të aktivizojnë marrëveshjen për blerje pasi paguan gati 16 mln euro huazimin e tij nga blutë.

“Në verë, Jackson do të rikthehet te Chelsea; ai nuk do të qëndrojë te Bayern. Prandaj mbajeni në vëmendje këtë situatë, sepse ai gjithmonë ka qenë shumë i vlerësuar në Itali. Është një lojtar që është pëlqyer vazhdimisht nga klubet italiane”, deklaroi Romano.

The post Bayern Munich u pendua, ka marrë vendimin final mbi sulmuesin! appeared first on Telesport.