Pavarësisht transferimit me shumë bujë edhe pse me kosto zero të Alexander Arnold verën e kaluar, Real Madrid nuk ka gjetur qetësi në krahun e djathtë. Dani Carvajal po ashtu larg formës së dikurshme dhe me probleme të shumta fizike, ka vendosur të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit kur i mbaron edhe kontrata, duke ditur po ashtu që marrëdhëniet e fundit me trajnerin Alvaro Arbeloa, por edhe drejtuesit e klubit, nuk kanë qenë aspak të mira.
Në këtë situatë, Real Madrid do të hedhë sërish sytë nga merkato për të forcuar krahun e djathtë për sezonin e ri. Mediet spanjolle bëjnë me dije se “Los Blancos” kanë piketuar brazilianin e transferuar te Roma verën e kaluar, Wesley França, i cili po bën paraqitje të shkëlqyera në sezonin e tij të parë në Serie A.
22-vjeçari përveç aftësive mbrojtëse, shquhet edhe për aftësitë sulmuese dhe duket profili i duhur që kërkon Real Madrid, një mbrojtës i djathtë modern, i aftë të mbrojë, por edhe të sulmojë. Shifra që diskutohet është 35 milionë euro, por jemi ende në fazat e para.
The post Nuk ka besim te Alexander Arnold, Real Madrid gjen në Serie A zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal appeared first on Telesport.










