Manchester City e “bën dalje” mbrojtësin anglez, Bayerni gati ta marrë falas

Vera e ardhshme mund të shënojë fundin e një epoke te Manchester City. Përveç zërave mbi të ardhmen e Pep Guardiolës, dyshime të forta ka edhe për John Stones. Sipas “Caughtoffside”, mbrojtësit anglez nuk pritet t’i ofrohet rinovim kontrate. Marrëveshja aktuale skadon në fund të sezonit dhe nuk ka sinjale konkrete për vazhdimin e saj.

Brenda klubit po forcohet ideja se është koha për të mbyllur një kapitull ku Stones ka qenë protagonist në shumë suksese kombëtare e ndërkombëtare. Në moshën 31-vjeçare, ai është i lirë të negociojë me klube të huaja. Bayern Munich spikat mes të interesuarve, duke kërkuar një zgjidhje ekonomike për të forcuar mbrojtjen.

Bavarezët kanë nisur lëvizjet prapa skenave; ndikim mund të ketë Vincent Kompany, ish-shok skuadre, si dhe miqësia me Harry Kane. Kontakte ka pasur edhe nga Atlético Madrid dhe Milani, por prioriteti i Stones mbetet ta mbyllë sezonin sa më mirë me City, në garën për titull ndaj Arsenalit dhe në finalen e “Carabao Cup”, pastaj merkatoja.

The post Manchester City e “bën dalje” mbrojtësin anglez, Bayerni gati ta marrë falas appeared first on Telesport.