Bayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer

Bayern Munich ka vënë në “shënjestër” Bart Verbruggen për verën e ardhshme. Sipas “talkSPORT”, portieri i Brighton është një nga profilet më të ndjekura nga klubi bavarez për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Manuel Neuer skadon në qershor dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e Bayernit po vlerësojnë alternativat. Verbruggen, portier i kombëtares holandeze, do të mbushë 24 vjeç në gusht dhe vlerësohet prej kohësh në “Allianz Arena.

Në Brighton, situata shihet me qetësi. Klubi anglez e di se mund të realizojë fitim të rëndësishëm krahasuar me 16 milionë paundët e shpenzuar më 2023 për ta marrë nga Anderlecht. Gjithashtu, ata kanë një zëvendësues potencial brenda klubit, Carl Rushworth.

Rushworth, ish-portier i U-21 të Anglisë, po shkëlqen në Championship me Coventry City, duke luajtur të gjitha, 31 ndeshjet, dhe ruajtur portën e paprekur 10 herë. Këtë sezon në Premier League, Verbruggen ka luajtur të gjitha, 25 ndeshjet e Brighton, me vetëm 5 “porta të pastra”, e fundit më 3 janar kundër Burnley.

The post Bayern Munich piketon portierin holandez si pasues të Manuel Neuer appeared first on Telesport.