Arteta: Hendeku me rivalët do të ndryshojë disa herë deri në fund të sezonit, të fokusohemi te vetja jonë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë sot ndaj Brentford jashtë fushe. Duke folur për garën për titullin e Premier League, ai tha: “Duhet të mbetemi të përqendruar”.

Hendeku do të ndryshojë nga tani deri në fund të sezonit. Kjo gjë ka ndodhur edhe në gjashtë muajt e fundit. Për ne, është diçka normale dhe natyrale, ndaj thjesht mezi presim. Duhet të përdorim energji për veten tonë”, tha Arteta.

Lojtarët ishin shumë të lumtur kur mposhtëm Sunderland sepse e dinim se do të ishte e vështirë. Ne thjesht duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Se çfarë bëjnë rivalët tanë është diçka që nuk mund ta kontrollojmë”, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, Arteta komentoi: “Titulli do të varet plotësisht nga ne dhe se çfarë bëjmë. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe e tashmja.  Luajmë thuajse çdo tre ditë, ndaj duhet ta shijojmë”.

Në fund, Arteta dha disa përditësime për gjendjen e lojtarëve: “Max Dowman ende nuk është i disponueshëm. Ndërsa për Saka, Odegaard dhe Trossard do ta shohim kur të kemi takimin me stafin mjekësor.”

The post Arteta: Hendeku me rivalët do të ndryshojë disa herë deri në fund të sezonit, të fokusohemi te vetja jonë appeared first on Telesport.