Kakhaber Kaladze, dy herë fitues i Champions-it me Milanin, u rrëfye për “Gazzetta dello Sport”: “Ky i sotmi nuk është më ekipi im, nuk është më Silvio Berlusconi”. Sipas gjeorgjianit, në kohën e tij, Serie A ishte kampionati më i fortë në Europë, ndërsa sot ka më pak cilësi teknike.
Kaladze e ndien mungesën e Milanit në elitën europiane: “Si mund të mos më bëjë efekt? Ndeshja e fundit e grupit ishte spektakël, por në një moment i thashë vetes: Mungon diçka. Dhe ajo diçka ishte Milani”. Ai i jep të drejtë Allegrit që thotë se rikthimi në Champions është detyrim.
47-vjeçari, tashmë i përfshirë në politikë, tregoi një episod me Berlusconi: “Më 2008 kishte luftë në Gjeorgji, situatë e tmerrshme. Shkova te Berlusconi, duke ditur marrëdhënien e tij me Putinin, dhe e pyeta nëse mund të bënte diçka. Ai e telefonoi para meje dhe pak kohë më vonë u firmos paqja”. Kaladze e kujton “kavalierin” si një njeri të madh që la gjurmë në historinë e futbollit italian dhe më gjerë.
The post Kaladze: Futa mik presidentin Berlusconi te Putini për të ndaluar luftën në Gjeorgji appeared first on Telesport.










