Capello kritikon CR7: Nuk ka gjenialitetin e Messit, Maradonës dhe Ronaldo Nazario

Fabio Capello, i tërhequr nga stoli që nga viti 2018, nuk heziton të japë mendimin e tij për futbollin. Për Cristiano Ronaldon thotë: “Ai është sulmues i madh dhe sportist i jashtëzakonshëm, por nuk ka gjenialitetin e Messit, Maradonës apo Ronaldo Nazario”. Në programin “Hat-Trick” të kanalit egjiptian “ON Sport”, italiani shtoi: “Ai gjenialitet që kishin të tjerët mungon te Cristiano. Nuk mund të krahasohet me këta të tre”.

Capello vlerësoi gjithashtu futbollin e Barcelonës si “të bukur dhe argëtues”, por kritikoi varësinë e skuadrës katalanase nga “offside”: “Ndonjëherë për disa centimetra, kundërshtari mbetet vetëm para portës”. Capello foli edhe për egon e yjeve dhe menaxhimin e dhomës së zhveshjes: “Te Real Madridi, Ronaldo Nazario ishte lider negativ, organizonte festa të mëdha dhe nuk donte të stërvitej”.

“Don Fabio” paralajmëron probleme të ngjashme te Reali sot, si kur Mbappé kërkoi që shokët e skuadrës të mos bëjnë “koridor nderi” për Barcelonën: “Kjo tregon se trajneri nuk ka më autoritet”. Për Bellingham: “Me Ancelottin kishte më shumë liri, tani duket si i ngujuar, është bllokuar”.

 

The post Capello kritikon CR7: Nuk ka gjenialitetin e Messit, Maradonës dhe Ronaldo Nazario appeared first on Telesport.