Deco: Një qendërsulmues? Mos u fiksoni, nuk ka si Lewandowski në 10 vitet e fundit

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, foli për “SPORT” mbi të ardhmen e skuadrës. Për Szczesny: “Ka edhe një vit kontratë. Jemi të kënaqur, është shumë pozitiv dhe ndihmon dinamikën e dhomës së zhveshjes”.

Për Ter Stegen: “Zgjodhi operacionin. Tani duhet të rikuperohet me qetësi”. Për Christensen, që i skadon kontrata në qershor: “Na ka dhënë shumë, por dëmtimet e kanë penalizuar. Do t’i ofrojmë diçka të drejtë; pastaj vendos vetë”. Edhe Lewandowski është në skadencë: “Koha do ta tregojë, duhet të sqarojmë ‘fair play financiar’ dhe të ardhmen e skuadrës”.

Ferran Torres: “E vlerësojmë shumë, ka kontratë të rëndësishme dhe duam ta mbajmë”. Për Rashford: “Pranoi uljen e pagës për të ardhur te ne. Na jep shumë në fushë”. Për “9”-shin: “Mos u fiksoni, nuk ka si Robert në 10 vitet e fundit. Duhet profil teknik, që lidhet me ekipin”. Qendërmbrojtës i majtë: “Kemi Gerard pas largimit të Iñigo dhe të rinj në zhvillim. Do të shohim deri në fund të sezonit”.

The post Deco: Një qendërsulmues? Mos u fiksoni, nuk ka si Lewandowski në 10 vitet e fundit appeared first on Telesport.