Slot: Ende ekziston mundësia të bëjmë diçka të veçantë këtë sezon, pa Champions është dështim

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur sot për mediat para ndeshjes që do të luajnë ndaj Sunderland. Ai beson ende se skuadra ka mundësi për të bërë diçka ndryshe këtë sezon pas mjaft zhgënjimesh dhe vendit të pestë ku ndodhen aktualisht në Premier League.

Gjithmonë synon të bësh diçka të ndryshme sepse nuk mund ta krahasosh asnjë sezon me një tjetër. Është ndryshe të udhëheqësh ekipin pas një humbjeje, humbjesh të shumta ose barazimesh të shumta sesa pas një fitoreje”, tha Slot.

Por, nuk mendoj se dikush në këtë ndërtesë do t’ju thoshte se kam ndryshuar plotësisht. Është ndryshe pas sezonit që po kalojmë tani sesa pas të gjitha sezoneve të tjera që kam menaxhuar, ku gjithmonë kemi bërë diçka të veçantë”, shtoi trajneri i “reds”.

Më tej, trajneri i Liverpool deklaroi se duhet me çdo kusht që të kapin vendin e katërt, që të çon në Champions League: “Nëse nuk luajmë në Champions League, atëherë ky sezon do të ishte një dështim, i papranueshëm”.

The post Slot: Ende ekziston mundësia të bëjmë diçka të veçantë këtë sezon, pa Champions është dështim appeared first on Telesport.