Lamine Yamal po jeton një moment fantastik te Barcelona, por edhe jashtë fushës e shijon jetën si çdo i ri 18-vjeçar. “Bëj gjërat që bën çdo 18-vjeçar; rri me shokët, kujdesem për vëllain, luaj PlayStation, dal për shëtitje…, gjëra të tilla”, – tregoi sulmuesi për ESPN, duke theksuar se kjo e ndihmon të qëndrojë i qetë dhe larg vëmendjes mediatike.
Ai përpiqet të mos përqendrohet vetëm te futbolli: “Kur jam jashtë fushës dua të shkëputem nga futbolli maksimalisht. Në fushë jap gjithçka, por jashtë dua të shijoj jetën normale”. Nëse do të ishte i padukshëm për një ditë, Lamine thotë se do të shkonte për mëngjes në një terracë, për një ndeshje futbolli në park apo shëtitje me biçikletë ose skuter me shokët.
Ai kujton fëmijërinë kur luanin me karta Pokemon dhe nuk kishin PlayStation. Gatimi nuk i vjen për duarsh: “E lashë sepse nuk është për mua…, mund të bëj vetëm ‘nuggets’ me patate”.
Pavarësisht suksesit te Barça, Lamine mbetet ambicioz: “Me afrimin e Botërorit, edhe pse ka mbetur edhe shumë kohë, qëllimi im me Spanjën është i njëjtë si i çdo spanjolli: ta FITOJ dhe të jap gjithçka për vendin”.
The post Yamal: Në fushë jap gjithçka, jashtë saj bëj gjëra si çdo 18-vjeçar tjetër appeared first on Telesport.









