Carrick: Goli në shtesë është pozitiv, pasi tregon se skuadra nuk dorëzohet kurrë

Pas 4 fitoresh radhazi në Premier League, skuadra e Manchester United u ndal në barazimin 1-1 ndaj West Ham. Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, tha se skuadra e tij vazhdon të tregojë aftësinë e saj për t’u rikthyer në lojë.

Një deklaratë që vjen pas barazimit në minutën e 96-të, pas një goli të Benjamin Sesko. Për Carrick, ky gol në kohën shtesë është një shenjë pozitive.

Janë emocione të përziera,” tha ai. – “E dimë që nuk ishim në formën tonë më të mirë dhe ia atribuojmë West Ham këtë, duke mbyllur disa hapësira. Por e di se mund të jemi më mire në të ardhmen.

“Djemtë ishin pak të frustruar dhe të zhgënjyer, gjë që është një shenjë shumë e mirë për mua. E mbyllëm me një gol të vonë kur na është dashur të gjejmë një të tillë. Është një moment i mirë dhe pozitiv për ne që të dimë se mund ta bëjmë këtë”, tha Carrick.

Në fund, ai tha: “Një pikë e fituar kështu është pozitive. Duhet edhe të analizojmë pak veten, të vlerësojmë punën tonë. Në një periudhë me pesë ndeshje, fituam 4 dh kemi vetëm një barazim, ndaj kjo është një gjë e madhe, pozitive.”

The post Carrick: Goli në shtesë është pozitiv, pasi tregon se skuadra nuk dorëzohet kurrë appeared first on Telesport.