Eli Junior Kroupi mund të quhet pa frikë “sensacioni” i këtij sezoni në Premier League. Francezi i transferuar te Bournemouth në verë, jo vetëm që u përshtat direkt në Premier League, por ia ka dalë të bëjë diferencën në fushë, edhe pse është vetëm 19.
Deri tani ka shënuar 8 gola në 22 ndeshjet e para në kampionat, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, pasi mund të luajë si mesfushor sulmues ose edhe si sulmues i mirëfilltë. “The Sun” zbulon se Real Madrid i është shtuar listës që duan transferimin e francezit gjatë verës së ardhshme, që po ashtu është në radarin e Chelsea-t, Arsenal dhe Liverpool.
Kontrata e 19-vjeçarit me Bournemouth skadon në vitin 2030 dhe ka një klauzolë largimi 80 milionë euro. Me formën e treguar deri tani këtë sezon, do të jetë shumë e vështirë që francezi të luajë sërish për Bournemouth sezonin e ardhshëm.
The post 8 gola në 22 ndeshjet e para, Real Madrid futet në garë për “sensacionin” e këtij sezoni në Premier League appeared first on Telesport.









