Gjykata Supreme refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme ka vendosur për gjashtë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara.

Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e subjektit politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), e Koalicionit PAI- PDAK-LPB, ankesën e Emilija Rexhepit, nga radhët e subjektit politik Nova Demokratska Stranka (NDS), ka refuzuar ankesën e subjektit politik Nova Demokratska Stranka, ankesën e kandidatit për deputet nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiut.