Publikohet lista: Vedat Xhymshiti pjesë e një shërbimi ilegal të spiunazhit më 2012

Foto-reporteri Vedat Xhymshiti figuron si “specialist” në një listë prej rreth 50 emrave që përbënin një shërbim ilegal të spiunazhit i cili dyshohet se vepronte në Kosovë para rreth 15 vitesh.

Listën e ka publikuar gazetari Vehbi Kajtazi.

Kajtazi thotë se kjo listë tregon strukturën e një shërbimi ilegal të spiunazhit, cili kishte vepruar në territorin e Kosovës në vitin 2012.

“Kjo është një listë e një shërbimi spiunazhi ilegal që vepronte në Kosovë në vitin 2012. Shumë prej tyre ishin arrestuar për shkak të spiunazhit. Disa ishin arratisur për spiunazh, ndërkohë ankoheshin se gjoja përndiqeshin”, tha Kajtazi në përshkrimin e dokumentit.

Screenshot

Në listën të cilën e ka publikuar Kajtazi, i vetëquajturi gazetar investigativ me të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, figuron i renditur i dhjeti në listë me titullin e punës ‘specialist’.

Drejtor i kësaj agjencia për territorin e Kosovës rezulton të ketë qenë Faton Mehmetaj. /Paparaci.com