Ishte një e diel e paharrueshme për Manchester City, që fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Liverpool dhe qëndron 6 pikë pas Arsenal në renditjen e Premier League. Pep Guardiola është shprehur i kënaqur për këtë sukses.
“Kjo ndeshje ishte një reklamë e shkëlqyer për Premier League. Pjesa e parë ishte vërtet e mirë dhe humbëm pak vrull në të dytën. Anfield mund të ndihet njësoj”, tha Guardiola.
“Pas kësaj, luajtëm më drejtpërdrejt dhe pastaj humbëm topin dhe ishim shumë pasivë. Një gol i shkëlqyer nga Szoboszlai, dhe më pas, të udhëhequr nga kapiteni ynë Bernardo, u rikthyem në lojë”, shtoi trajneri spanjoll.
Më tej , trajneri i “citizens” vazhdoi: “Shpirti ishte aty dhe në përgjithësi pjesa e parë ishte vërtet e mirë, por në pjesën e dytë pati pak lodhje. Omar dhe Erling ishin pasivë dhe kjo është arsyeja pse vuajtëm.”
Në fund, Pep foli për Bernardo Silva: “Ai është një nga lojtarët më të mirë që kam stërvitur ndonjëherë. Ai është kapiteni perfekt. Është një gëzim për mua, si trajner, që e kam atë. Ekipi është i pari. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ai është një nga legjendat e këtij klubi.”
The post Rrëfehet Guardiola: Për mua është një nder të stërvis një lojtar si ai appeared first on Telesport.










