E BUJSHME nga Arabia Saudite: Salah tek Al-Nassr për të zëvendësuar CR7?!

Nuk kanë vonuar thashethemet pas “rebelimit” të fundit të Cristiano Ronaldos, i cili nuk luajti dy ndeshjet e fundit me Al-Nassr. Arsyeja lidhet me transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Karim Benzema, tek Al-Hilal i Simone Inzaghi.

CR7 konsideron se Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite, që menaxhon disa klube të “Saudi Pro League”, përfshirë Al-Nassr, nuk po vepron në mënyrë të barabartë në merkato. Kalimi i Benzema tek Al-Hilal, ku luajnë edhe Theo Hernández, Rúben Neves dhe Malcom, ishte “gota që mbushi kupën”.

Në pritje të rikthimit të Ronaldos, nga Anglia përmendet mundësia që Mo Salah të jetë zëvendësuesi i tij te skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus. Sipas “The Mirror”, Al-Nassr do t’i trefishonte pagën Salah, i cili fiton 400 mijë paund në javë te Liverpool (rreth 24 milionë euro në vit). Egjiptiani, 33 vjeç, ka kontratë deri në qershor 2027, çka e mban të hapur skenarin e një transferimi historik në Arabinë Saudite.

 

The post E BUJSHME nga Arabia Saudite: Salah tek Al-Nassr për të zëvendësuar CR7?! appeared first on Telesport.