Ka pasur menjëherë polemika për VAR-in në rrjetet sociale, pas ndeshjes Sassuolo–Inter. Zikaltrit kaluan në avantazh me goditjen me kokë të Bisseck, pas goditjes nga këndi të Dimarco, por sipas shumë përdoruesve, aksioni që solli këndoren për kryesuesit nisi nga një pozicion i qartë jashtë loje i Thuram, i cili duket se niset pak përpara mbrojtjes.
Pas goditjes së Luis Henrique, të devijuar nga Muric, flamuri i anësorit mbeti poshtë dhe pamjet e DAZN pas golit nuk ndihmuan shumë për ta sqaruar situatën. “Një pozicion jashtë loje i Thuram i rishfaqur nga perspektiva e Sommer”, – shkruan një tifoz. “Shpërndani pamjet e pozicionit jashtë loje të Thuram, që çon më pas në gol nga këndi”, – komenton një tjetër.
“A mund ta gjejë dikush pozicionin jashtë loje të Thuram?”, – në pritje të pamjeve më të qarta, janë të gjitha komentet e rrjeteve sociale në këtë linjë.
The post Denoncimi i fortë: Gol i Bisseck erdhi prej pozicionit jashtë loje të Thuram appeared first on Telesport.










