PSG nuk e llogarit aspak Olimpique Marseille, “manita” klasiken e Franës dhe rikthehet në krye (video)

PSG ka fituar 5-0 ndaj Olimpique Marseille, në klasiken e Francës, e luajtur në “Parc des Princes, e vlefshme për javën e 21-të në Ligue 1. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Nuno Mendes, ishte fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, që gjeti rrjetën.

Në minutën e 37-të, ishte sërish Dembele, që tregoi gjithë klasin e tij, duke depërtuar bukur mes mbrojtjes marsejeze dhe duke shënuër një gol shumë të bukur. Pjesa e parë e klasikes mbyllit me avantazhin e PSG-së, 2-0.

Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe tri herë të tjera. Fillimisht Facundo Medina shënoi autogol me kokë, pas një dylufitimi me Joao Neves, në minutën e 64-të. Dy minuta më pas, ishte Khvicha Kvaratskhelia që gjeti rrjetën. Në minutën e 74-të, Kang-in Lee vulosi “manitën” për PSG-në.

Pas kësaj fitoreje, PSG rikthehet në krye të renditjes me 51 pikë, dy pikë më shumë se Lens i vendit të dytë. Ndjek Lyon në vend të tretë me 42 pikë dhe Olimpique Marseille në vend të katërt me 39 pikë.

SHIKOGOLAT

The post PSG nuk e llogarit aspak Olimpique Marseille, “manita” klasiken e Franës dhe rikthehet në krye (video) appeared first on Telesport.