Eder Militao mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid, edhe pse brazilianit i skadon kontrata në vitin 2028. 28-vjeçari ka përfunduar në radarin e Manchester United. “Djajtë e Kuq” e shohin brazilianin si profilin e duhur për të forcuar qendrën e mbrojtjes.
Edhe pse i pafat në vitet e fundit për shkak dëmtimesh të vazhdueshme, Militao ka përvojën dhe qëndrueshmërinë e duhur që i mungon mbrojtjes së Manchester United.
Sipas “Fichajes”, Man. United ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për të bindur Real Madrid, që nga e tij po kërkon të ulë faturën e pagave dhe të krijojë hapësirën e nevojshme për nënshkrimet e reja.
The post Përforcimi i parë i Man. United për sezonin e ri mund të vijë nga Real Madrid, ofertë 40 mln euro për mbrojtësin e madrilenëve appeared first on Telesport.










