Barcelona “bllokon” Muriqin dhe bën detyrën ndaj Mallorca. Presioni kalon te Real Madrid (video)

Barcelona ka bërë detyrën në “Camp Nou” duke fituar 3-0 ndaj Mallorca, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Robert Lewandowski shënoi në pjesën e parë për katalanasit, pas asistit të Dani Olmo.

Lamine Yamal dyfishoi shifrat në minutën e 60-të me një gol spektakolar, sërish pas asistit të Dani Olmo. Në minutën e 83-të, Marc Bernal u “shndërrua” në një sulmues të mirëfilltë dhe shënoi një gol tejet të bukur, pas asistit të Fermin Lopez.

Barcelona kryen më së miri misionin për këtë takim, pasi duke bllokuar rrezikin kryesor të kundërshtarit që ishte Vedat Muriqi, katalanasit nuk patën asnjë pengesë dhe fituan lehtësisht.

Barcelona kryeson me 58 pikë, 4 pikë më shumë se Real Madrid, që luan nesër në transfertën delikate ndaj Valencia.

SHIKOGOLAT

The post Barcelona “bllokon” Muriqin dhe bën detyrën ndaj Mallorca. Presioni kalon te Real Madrid (video) appeared first on Telesport.