Sunderland pa Xhakën është “asgjë” në fushë, Arsenal bën detyrën në shtëpi. Chelsea nuk zhgënjen ndaj vendit të fundit (video)

Arsenal ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Sunderland, në sfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e 25-të në Premier League. “Topçinjtë” shënuan fillimisht me Martin Zubimendi në minutën e 42-të dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Viktor Gyokeres. Suedezi i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, shënoi dy herë në minutat 66′ dhe 90+4. Për Sunderland mungonte Granit Xhaka, duke treguar edhe njëherë tjetër sa vendimtar është tek ekipi i tij. Arsenal kryeson renditjen me 9 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt.

SHIKOGOLAT

Chelsea ka bërë detyrën duke fituar 1-3 në transfertën ndaj Wolves të vendit të fundit. Cole Plamer shënoi hat-trick në pjesën e parë për “Blutë”. Arokodare shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë. Chelsea mban vendin e pestë me 45 pikë.

SHIKOGOLAT

Në sfidat e tjera, Bournemouth barazoi 1-1 ndaj Aston Villa, Burnely u mposht 0-2 n2 shtëpi nga West Ham. Broja luajti si zëvendësues në 10 minutat e fundit. Everton fitoi 1-2 në transfertën ndaj Fulham.

The post Sunderland pa Xhakën është “asgjë” në fushë, Arsenal bën detyrën në shtëpi. Chelsea nuk zhgënjen ndaj vendit të fundit (video) appeared first on Telesport.