Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në “Prime”.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjete sociale, ajo thekson se feja, besimi dhe ndjenjat nuk duhet të shndërrohen në “content” apo tema për debat publik.
“Feja nuk është content. Besimi nuk është trend. Ndjenja nuk është show. Ka gjëra që janë personale, të ndjeshme dhe intime dhe nuk janë për me u përdor për tallje, moralizim apo famë. Jo çdo debat është i drejtë. Jo çdo temë është për publik”, tha Xheneta.
Ajo shton se, sipas saj, Alba ka dalë shumë e humbur nga situata e fundit në spektakël.
“E për mua personalisht, Alba sot ka humbë shumë, po shumë pikë,” përfundon reagimin e saj Fetahu.











