Serhii Palkin, CEO i Shakhtar Donetsk, shprehu zhgënjim të thellë ndaj qëllimit të Gianni Infantino, president i FIFA-s, për të lejuar rikthimin e Rusisë në garat ndërkombëtare. “Pozicioni i Gianni Infantino përfaqëson një largim total nga realiteti dhe jam thellësisht i zhgënjyer, – tha Palkin. – Jemi duke përjetuar një luftë të plotë prej 4 vitesh. Qindra, mijëra njerëz janë vrarë. Infrastruktura civile, sportive dhe energjetike është shkatërruar”.
Për Palkin, deklaratat e Infantinos “nuk janë rrugë drejt paqes, por vazhdim i këtij tmerri. Është përpjekje për të pretenduar se lufta dhe agresioni nuk ekzistojnë. Futbolli nuk mund të ekzistojë jashtë realitetit dhe nuk ka të drejtë ta shmangë të keqen”. Ai i drejtohet direkt Infantinos: “Çfarë të çon të bësh këto deklarata tani? Pas 4 vitesh lufte, pse nuk ke ardhur asnjëherë në Ukrainë të shohësh me sytë e tu çfarë po ndodh këtu?”
Infantino tha se rikthimi i Rusisë ishte i nevojshëm “të paktën në kategoritë e reja”. Palkin përgjigjet: “Le të vijë dhe të shohë fëmijët që luajnë futboll në Kharkiv, Zaporizhzhia, Dnipro, Kiev dhe Lviv nën sirena, pranë strehimeve, nën kërcënimin e raketave dhe dronëve”.
Ai përmend se dy lojtarët e tij kanë humbur të afërm gjatë luftës. Dmytro Riznyk humbi vëllanë dhe Denys Tvardovskyi babanë: “Zoti Infantino duhet të reflektojë. Duke mbështetur rikthimin e Rusisë, ai merr një vendim jo vetëm sportiv, por edhe politik e moral, me përgjegjësi për përfshirjen në heshtjen e krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit”.
The post Ukraina shpërthen ndaj FIFA-s: Le të vijë Infantino të shohë si luajnë fëmijët këtu appeared first on Telesport.










