E thotë fituesi i “Topit të Artë”: Rasti i Ter Stegen është një tragjedi personale

Lëndimi i Marc-André Ter Stegen e ka shndërruar situatën në një problem shumë serioz për Girona, një hap pas në strategjinë e ardhshme të Barçës dhe goditje për përfaqësuesen gjermane, që e kishte parashikuar si titullar në Botërorin 2026. Ka shqetësim në Gjermani për dëmtimin muskulor të portierit, teksa ish-lojtari Lothar Matthäus tha se kjo mund t’ia mbyllë dyert për të luajtur sërish me kombëtaren: “Meqë është konfirmuar dëmtimi, nuk do të mund të luajë deri në fund të marsit të paktën. Probabilisht do të duhet ta anulojë pjesëmarrjen në Botëror”.

Ish-lojtari shtoi se dëmtimi mund ta ndryshojë karrierën e Ter Stegen: “Nëse dëmtimi konfirmohet, është vërtet një tragjedi personale për portierin. Më vjen shumë keq për të, pasi kishte një mundësi të madhe për të shkuar në Botëror dhe rilindur karrierën”. Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, pohoi se plani i tij ndryshohet nga lëndimi, por theksoi nevojën për kujdes ndaj portierit: “Marc sapo ishte rikthyer dhe në formë të mirë; prisnim me padurim rikthimin e tij te kombëtarja. Tani duhet të vazhdojmë pa të, por për Marc, kjo goditje është padyshim shumë më e vështirë”.

Nagelsmann nuk e përjashtoi plotësisht Ter Stegen nga Botërori dhe shtoi se tani më i rëndësishëm është rikuperimi i tij për të vazhduar në nivel maksimal. Tani, Oliver Baumann nga Hoffenheim pritet të jetë titullar i Gjermanisë, pasi Nagelsmann nuk preferon të thërrasë veteranin Manuel Neuer, i cili u ofrua të rikthehej nëse nevoja do të ishte.

The post E thotë fituesi i “Topit të Artë”: Rasti i Ter Stegen është një tragjedi personale appeared first on Telesport.